Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Prokurorinë e Posaçme, SPAK se kanë marrë në mbrojtje të plotë Arben Ahmetaj.
Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit u pyet nga një qytetar përse opozita nuk po flet më për ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj.
“Për Arben Tigrin, Sali Berisha dhe opozita ka folur më shumë se për çdokënd tjetër.
Por Arben Tigri është nën mbrojtjen e plotë të SKAP-it dhe Edi Ramës.
Sepse një qime floku po i lëvizi atij, bie Edi Rama dhe vetë SPAK-u që është i përvëluar nga paratë e inceneratorëve.
Sali Berisha dhe opozita nuk do kursejë asnjë njeri në këtë përpjekje”-tha Berisha.