Një amator kërkimi metalesh e sendesh të çmuara zbuloi rastësisht një gjerdan mahnitës ari të lidhur me Mbretin Henry VIII.
Charlie Clarke kishte vetëm gjashtë muaj që kërkonte për metale kur, në vitin 2019, ai zbuloi një varëse ari në Warwickshire, në rajonin West Midlands të Anglisë.
Varësja përmban simbolet e Mbretit Tudor Henry VIII dhe gruas së tij të parë Katerina e Aragonit, në një zinxhir të përbërë nga 75 lidhje, të bashkangjitura nga një lidhje e emaluar në formën e një dore. E para nga gjashtë gratë e Henry VIII, Katherine u martua me Henrin në vitin 1509.
“Ishte thjesht e jashtëzakonshme.” – tha Clarke për CNN të mërkurën.
Me peshë 300 gram (10,6 ons), varësja në vetvete është në formë zemre. Njëra anë është e zbukuruar me një trëndafil Tudor të ndërthurur me një kaçube shege që rritet nga e njëjta degë. Ana e pasme tregon shkronjat H dhe K – për Henry dhe Katherine – të lidhura së bashku.
Të dyja anët janë të shkruara me shkrimin TOVS + IORS poshtë, një lojë fjalësh me fjalën franceze ‘toujours’ që do të thotë ‘përgjithmonë’.
Gjetja u njoftua nga Muzeu Britanik si pjesë e nisjes për Raportin Vjetor të Thesarit për 2020 dhe Raportin Vjetor të Skemës së Antikiteteve Portative për vitin 2021.
Këto tregojnë se 45,581 gjetje arkeologjike, duke përfshirë më shumë se 1,000 raste thesari, u regjistruan në vitin 2021 , 96% e të cilave ishin gjetur nga njerëz që zbulonin metale.