Vendosni fjalën kyçe....

Dhjetëra ushtarë lirohen në shkëmbimin e të burgosurve Rusi-Ukrainë


Dhjetra të burgosur lufte rusë e ukrainas janë kthyer në shtëpi pas një shkëmbimi të të burgosurve, thanë të shtunën zyrtarët nga të dyja palët.

Ndihmësi i lartë i presidentit ukrainas Andriy Yermak tha në një postim në Telegram se 116 ukrainas u liruan.

Ai tha se të burgosurit e liruar përfshijnë trupa që qëndruan në Mariupol gjatë rrethimit disamujor të Moskës që e rrënoi qytetin jugor, si dhe luftëtarë guerile nga rajoni Kherson dhe snajperë të kapur gjatë betejave të ashpra në vazhdim për qytetin lindor të Bakhmut.

Zyrtarët rusë të mbrojtjes, ndërkohë, njoftuan se 63 trupa ruse ishin kthyer nga Ukraina pas shkëmbimit, duke përfshirë disa të burgosur të kategorisë së veçantë, lirimi i të cilëve u sigurua pas ndërmjetësimit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Një deklaratë e lëshuar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes nuk dha detaje rreth këtyre robërve të ‘kategorisë së veçantë’.