Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për TRT World ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Duke komentuar deklaratat e fundit të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ditë më parë tha se Asociacioni duhet të bëhet, Kurti ka deklaruar se ‘duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi fertë drejtë, shkruan Lajmi.net.
Kurti ka folur për gjashtë kushtet të cilat i paraqiti para deputetëve në Kuvendin e Kosovës në lidhje me themelimin e Asociacionit.
“Ato s’janë as qëndrime të mia arbitrare e as mendime personale të miat.” – ka deklaruar Kurti.
Megjithatë, Kurti nuk ka mohuar formimin e Asociacionit, por se ka thënë se ai duhet të themelohet pas njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, e jo para saj.
“Vullneti i popullit të Kosovës, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, janë gjërat që mua më bëjnë të them se ‘njëherë njohja e ndërsjellë dhe vetëm mëpastaj të ketë ndonjë lloj Asociacioni.” – ka deklaruar Kurti.