Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Burri lidhet prej fjale, gomari prej kapistre. Ata që duan të ikin me kapistrën e Edi Ramës le të ikin (Video)


Kreu i Partisë së Lirisë Meta paralajmëroi sot të gjithë ata që pasojnë kryeministrin Rama.

Ai deklaroi sot se burri lidhet prej fjale ndërsa gomari prej kapistre e ata që duan të ikin pas kapistrës së Ramës le të ikin.

Në një takim me strukturat e partisë në Pukë ai tha se të gjithë ata që ikin aty e kanë fundin dhe turpin bashkë me të.

“Burri lidhet prej fjale, gomari prej kapistre. Ata që duan të ikin me kapistrën e Edi Ramës, le të ikin. Fundin atje e kanë edhe turpin me vete e kanë. Dhe ju e dini shumë mirë çfarë thonë të vjetrit tanë. Deri ditën e fundit ke kohë me u turpnue. Të vjen keq kur ka disa që nxitohen me u turpnu shumë shpejt. Është punë e tyre, zgjedhje, s’kemi ç’i bëjmë. Edhe Edi Rama ka dalë shumë qartë se kush është.” – tha Meta.