Një i moshuar nga Jubani në zonën e Gurit të Zi në Shkodër ka ndërruar jetë pasi ka rënë në ujë nga ura e fshatit ditën e sotme.
65-vjeçar i identifikuar si Luigj Marku mësohet se ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në qytet, por teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit poshtë urës duke ndërruar jetë.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.