Vendosni fjalën kyçe....

“E dinim që ishte frikacak, po na doli edhe gënjeshtar” – Tucker Carlson e Boris Johnson ‘luftë fjalësh’ – Video


Një luftë fjalësh ka shpërthyer mes gazetarit amerikan Tucker Carlson dhe ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, me prezantuesin e Fox News që pretendon se tha se Johnson ishte një ‘frikacak’ pasi kundërshtoi të vinte në emisionin  e tij për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me qëndrimin e tij për konfliktin në Ukrainë.

Johnson ishte ai që dha goditjen e parë në shkëmbimin e fjalëve, duke pretenduar të mërkurën se Carlson po infektonte shikuesit e tij republikanë me ‘ide të këqija’ me kritikat e tij për përfshirjen e Uashingtonit në luftës në Ukrainë pas sulmit të kësaj të fundit nga Rusia.

“A ka dëgjuar dikush për Tucker Carlson? Çfarë bëhet me këtë djalë? Të gjithë këta republikanë të mrekullueshëm duken disi të frikësuar nga perspektiva e tij.” – tha ai gjatë një paneli diskutimi me Këshillin Atlantik.

 

Ish-kryeministri, i cili aktualisht është në një turne amerikan si folës, tha se nuk kishte parë asnjë nga programet e Carlson-it, por ishte ‘i mahnitur’ nga sa shpesh ishte përmendur emri i personalitetit televiziv në bisedat që ai kishte në SHBA.

“Unë jam habitur e tmerruar se sa shumë njerëz janë të frikësuar nga një djalë i quajtur Tucker Carlson.” – tha Johnson.

Prezantuesi i Fox News është kundërpërgjigjur ndaj politikanit britanik gjatë emisionit të tij një ditë më pas, të enjten.

Sipas Carlson, ai ishte ‘i tronditur’ nga komentet e Johnson sepse – pak para se t’i bënte ato – ish-kryeministri ishte ftuar në programin e tij për të mbrojtur qëndrimin e tij ndaj Ukrainës, por kishte kundërshtuar të vinte.

“Johnson ka kritikuar ‘frikacakët’ në Uashington që kishin frikë nga shfaqja e tij, ‘megjithatë ai nuk e përmendi kurrë se ishte një prej tyre,” tha eksperti konservator.

“Ne e dinim që vetë Johnson ishte një frikacak. Ne pamë gjatë Covid-it teksa ai shndërrohej në një plakë të tmerruar, por nuk e kishim idenë se ai ishte gjithashtu një gënjeshtar. Duhet ta kishim ditur”, përfundoi Carlson.

 

Johnson, i cili dha dorëheqjen si kryeministër në shtator pas një sërë skandalesh në kabinetin e tij, ka qenë ndër mbështetësit më të fortë të Ukrainës, pasi kjo e fundit u sulmuar nga Rusia.

Carlson, nga ana tjetër, nuk ka ngurruar kurrë të sulmojë politikën e administratës Biden për Ukrainën, duke argumentuar se miliardat që SHBA i kishin dhënë Kievit mund të shpenzoheshin më mirë për rregullimin e problemeve në Amerikë.