Një 43-vjeçar nga Las Vegasi, vdiq pasi u rrëzua në fushën e tenisit gjatë një ndeshjeje të dielën e kaluar.
Ryan Vannah, kampion i Shoqatës së Tenisit të Shteteve të Bashkuara për personat mbi 40 vjeç për dy vitet e fundit, papritmas u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje dyshe në ‘Red Rock Country Club’.
Sipas ‘Las Vegas Revieë-Journal’, mjekët që kishin parë ndeshjen nxituan në fushë dhe kryen frymëmarrje artificiale për 55 minuta, por pa sukses. Vannah u transportua më pas në spitalin ‘Summerlin’, ku u shpall i vdekur, shkruan Breitbart.
Ashtu si shumica e familjes së tij, Vannah thuhet se vuante nga presioni i lartë i gjakut. Ai kishte marrë barna për të menaxhuar gjendjen, por mjekët që punuan me të zbuluan se ai kishte marrë mjekimin e gabuar.
“Ai kujdesej në mënyrë të përsosur për shëndetin e tij,” tha motra e Vannah, Tami Vannah Kang.
“Ai ishte shumë në formë. Ai merrej me stërvitje. Më dukej si bodybuilder. nuk e prisnim këtë që na ndodhi.”