Vendosni fjalën kyçe....

Kina ‘presion’ SHBA-së me raketën hipersonike – Asia Times


Për herë të parë, Kina ka zbuluar specifikat e raketës së saj anti-anije hipersonike YJ-21, e cila u vëzhgua për herë të parë prillin e kaluar gjatë një lëshimi provë nga një kryqëzor tw Tipit 055.

Krahas raketave hipersonike të lëshuara nga ajri dhe me bazë tokësore, YJ-21 sinjalizon treshen e sapolindur të armëve hipersonike të Kinës për parandalimin konvencional.

Këtë javë, South China Morning Post (SCMP) raportoi se ushtria e Kinws publikoi një shkrim në llogarinë e saj zyrtare në Weibo që thotë se raketa YJ-21 mund të udhëtojë me një shpejtësi prej 10 Mach, ose 3400 metra në sekondë.

Shkrimi gjithashtu pretendon se çdo sistem i njohur i mbrojtjes së anijeve nuk mund të përgjojë raketën me atë shpejtësi dhe se edhe pa shpërthyer, energjia e saj e jashtëzakonshme kinetike do ketë efekte shkatërruese ndaj objektivit tw saj.

Shkrimi gjithashtu pretendon se prezantimi i YJ-21 shënon një zhvillim të rëndësishëm në aftësitë e Kinës, duke theksuar fleksibilitetin operacional dhe pwrparwsitw e mbijetesës së një platforme lëshimi me bazë nwdet, siç është kryqwzori i Tipit 055.

Lëshimi i informacionit nga ushtria kineze  për YJ-21 mund të shërbejë si një paralajmërim i qëllimshëm kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj pas vizitës së diskutueshme të kryetares së atëhershme të Kongresit, Nancy Pelosi në Tajvan gushtin e kaluar, shkruan Asia Times.