Netflix ka zbuluar aksidentalisht hollësi se si planifikon të trajtojë ndarjen e të dhënave të llogarive nga persona që kanë një të tillë me të tjerë që nuk janë abonentë.
Gjiganti i transmetimit ka planifikuar t’i japë fund ndarjes së fjalëkalimeve për disa kohë, por ato që rezultuan të ishin udhëzime për një provë në Kili u publikuan aksidentalisht në seksionin e tij të pyetjeve më të shpeshta për vendet e tjera, përfshirë SHBA-në, duke zbuluar se si mund të kontrollohet.
Kompania, e cila lejon ndarjen midis individëve që jetojnë në të njëjtën familje, po kërkon t’i kushtojë më shumë vëmendje vendndodhjes së pajisjes dhe mund t’i pengojë përdoruesit kur një pajisje përdoret larg lidhjes WiFi të shtëpisë së tyre, shkruan IFL Science.
“Kur një pajisje jashtë familjes suaj hyn në një llogari ose përdoret vazhdimisht, ne mund t’ju kërkojmë ta verifikoni atë pajisje përpara se të mund të përdoret për të parë Netflix ose për të ndërruar familjen tuaj Netflix.” – tha Netflix në udhëzimet.
“Ne e bëjmë këtë për të konfirmuar që pajisja që përdor llogarinë është e autorizuar për ta bërë këtë.”
Sipas udhëzimeve të provës, përdoruesve mund t’u kërkohet gjithashtu verifikimii nëse nuk janë identifikuar në Netflix me një pajisje për më shumë se 31 ditë.
Siç theksohet nga Ghacks, kjo mund të jetë një dhimbje koke për çdo klient që përdor kryesisht Netflix para se të udhëtojnë. Atyre do u duhet tani të duhet të kujtojnë të hyjnë në Netflix në WiFi e shtëpisë së tyre përpara se të largohen në rast se u kërkohet të verifikojnë llogarinë e tyre ndërsa janë larg.
Vetë procesi i verifikimit të pajisjes nuk tingëllon aq i vështirë, megjithëse mund të jetë i bezdisshëm kur udhëton vetëm një person nga një familje. Netflix do t’i dërgonte një kod verifikimi katërshifror pronarit të llogarisë. Kushdo që përdor pajisjen do ta fuste atë kod në pajisjen që po përdor brenda 15 minutave.