Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: NATO-ja e ushtria e Kosovës do ndalojnë çdo skenar të Vuçiçit


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se është mjaft e rrezikshme për Kosovën të pasurit e një fqinji si Serbia. Ndërsa ka theksuar se NATO-ja, bashkë me forcat e Kosovës, do ndalojnë çfarëdolloj skenari të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, shkruan Lajmi.

Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen kroate ‘Vecerjnji list’, presidentja Osmani ka shpjeguar se pse ajo kundërshton krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe siç pretendon Serbia të ketë kompetenca ekzekutive.

Osmani hodhi poshtë çdo mendim për ndarjen e vendit, ndërsa ka vënë në dukje se kjo do hapte ‘Kutinë e Pandorës’.

“Gjendja në Kosovë është jashtëzakonisht e tensionuar, negociatat disi kanë ngecur, nuk ka dinamikë. Megjithatë, kohët e fundit Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar mbërritën dhe njoftuan një raund të ri bisedimesh. Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia. NATO-ja e forcat tona do parandalojnë skenarët e Vuçiçit.” – ka theksuar presidentja Osmani.