Pas arrestimit mbrëmjen e së premtes, mësohet se Alda Klosi e akuzuar pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, për shumën e rreth 120 mije euro që u gjetën në tubin e aspirimit të shtëpisë së saj, është shtruar në ambjentet spitalore të QSUT-së, për shkak të luhatjeve të tensionit.
Klosi, ende nuk I kishte mbushur 48 orë në qelinë e paraburgimit kur ka shfaqur këtë problematikë.
Nëse ajo nesër do të vijojë të qëndrojë në burg, pas vendimit të gjykatës, sërish nuk do të shkojë në qeli, por do të shtrohet në spitalin e burgut.