Dy mjete janë përfshirë nga flakët në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Lagjen 3 ndërsa dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarri ka rënë fillimisht në mjetin tip ‘Mercedes-Benz’ në pronësi të P.Z. ndërsa më pas ato janë përhapur edhe në mjetin tip ’Opel’ në pronësi të E.S.
Njoftimi
“Rreth orës 13:50, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. Z, ku si pasojë e flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, i parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”