Vendosni fjalën kyçe....

Putin premtoi se nuk do e vriste Zelenskyn – Ish-kryeministri izraelit


Presidenti rus Vladimir Putin i tha ish-kryeministrit izraelit Naftali Bennett se ai nuk do e eliminonte presidentin ukrainas Vladimir Zelensky, zbuloi Bennett për mediat izraelite.

Bennet udhëtoi për në Moskë marsin e kaluar, në një përpjekje të dështuar për të ndërmjetësuar një armëpushim të hershëm midis Rusisë dhe Ukrainës. Ai udhëtim u bë me kërkesë të Zelenskyt, tha ai për Channel 12 të Izraelit të shtunën.

Me forcat ruse që po rrethonin Kievin, Zelensky thuhet se ishte fshehur në një vend të pazbuluar në kohën e takimit. Bennett i tha Channel 12 se lideri ukrainas e kishte ngarkuar atë të siguronte një garanci nga Putin se ai nuk do të vihej në shënjestër.

“A do e vrisni Zelenskyn?” – e pyeti Bennett, Putinin. Presidenti rus tha se nuk do ta bënte, gjë për të cilën Bennett kërkoi një zotim dhe ai e bëri, tha Bennett.

Bennett tha se ai e thirri Zelenskyn menjëherë pasi u largua nga Kremlini, duke i dhënë garanci.

Ish-kryeministri  tha se ‘çdo gjë’ që ai bëri në udhëtimin e tij në Moskë ishte ‘i bashkërenduar me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Francën’.