Nga ora 22 e mbrëmjes së sotme deri në orët e para të mëgjesit të nesërm në rrugën nga Porti i Durrësit për në Elbasan do ketë kufizim lëvizjeje në rrugë.
Sipas njoftimit shkak për këtë është transporti i një mjeti të madh, jashtë norme.
Policia thekson se qarkullimi në këtë rrugë do jetë tejet i ngadaltë duke penguar lëvizjen normale duke u bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të rënda që të shmangin rrugën në fjalë.
Njoftimi
“Duke nisur nga ora 22:00, deri në orët e para të mëngjesit, nga porti i Durrësit, në drejtim të qytetit të Elbasanit, do të kryhet transporti i një mjeti jashtë norme, i cili i kalon kufijtë e përmasave gabarrite.
Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtueseve të mjeteve që do të qarkullojnë në këtë aks rrugor, pasi lëvizja do të jetë shumë e ngadaltë dhe do të krijohen pengesa për levizjen normale të mjeteve.
Mjetet e tonazhit të rëndë ta eliminojnë qarkullimin në këtë aks rrugor dhe të qarkullojnë në akse të tjera alternative, për të cilat do të informohen nga shërbimet e Policisë Rrugore që do të jenë të pranishme në këtë aks rrugor.”