Sulmuesi i kombëtares shqiptare Myrto Uzuni po kalon një formë mbresëlënëse në Segunda Division në Spanjë me Granada-n.
Ai shënoi golin e dytë në fitoren e ekipit në transfertë ndaj Villarreal B duke forcuar pozitat në renditje ku është ndër favoritët për t’u ngjitur në Primera.
Aktualisht Granada mban vendin e pestë duke qenë katër pikë larg kreut.