Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për dëshminë e ish-të dashurës së McGonigal: Allison kishte nuhatur mardhënie të dyshimta me kryemafiozin Rama


Në një komunikim për mediat ditën e sotme,  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar me akuzuat ndaj kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal.

Duke marrë shkas edhe nga dëshmitë e ish të dashurës së McGonigal, Allison Guerrieros, Berisha tha se  ajo kishte nuhatur mardhënie të errta me krymeafiozin Rama.

“Dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama apo Rama-gate. Në një intervistë të gjatë, por me shumë të dhëna, të ish-të dashurës së McGonigal pas shefit të kundërzbulimit të FBI-së, Alison e vendos gishtin. Ajo që të bën përshtypje në dëshminë e saj, është se ajo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe marrëdhënie të errtë të partnerit të saj me kryemafiozin Rama.”

Berisha përsëriti se gjithçka është e vërtetë në dosjen shqiptare përsa I përket emrit të Ramës dhe se Edi Rama ka përdorur fuqinë e FBI, për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Në këtë kontekst, unë dënoj përpjekjen e Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë dhe kriminale të bashkëpunimit McGonigal-Rama. Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston, ka vetëm një emër; Edi Rama, këshilltari i tij privat, Duçka dhe miku i tij Agron Neza. Pra gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Ramës 14 herë dhe personave A dhe B po kaq herë. Alison në intervistën e saj deklaron se; ‘ishin pikërisht këto marrëdhënie, të cilat më detyruan mua ta denoncoj’ partnerin e vetë për veprimtari të dyshimtë. Ajo dispononte siç tha dhe shumë fotografi të Ramës me McGonigal, të bëra në kryeministri, në dreka dhe darka, në Shqipëri dhe në restorantet më të kushtueshme të New York-ut. Në këtë skenar, me dy akte, Rama përfshihet në disa aspekte të renda. Rama arriti ta angazhojë fuqinë e FBI për shkatërrimin e opozitës shqiptare. S’di nëse McGonigal ishte agjent i rekrutuar nga rusët apo jo. Uroj që të ketë qenë një njeri i korruptuar dhe jo njeri që ka dhënë të dhënat që dispononte, pasi kjo do të kushtonte shumë më shumë, jetë njerëzisht, qindra vite burgje.” tha Berisha.