Vendosni fjalën kyçe....

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë luftën me rrënojat, teksa numri i viktimave i kalon 2300, foto dhe video prekëse


E ndërsa gjithë bota është shokuar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi herën në mëngjes Turqinë edhe Sirinë, duke pasuar nga tërmeti i dytë me magnitudë 7.7 ballë, numri i të pajetëve po rritet edne më shumë, të cilët po nxirren nga rënojat prej ekipeve të shpëtimit, por operacioni vështirësohet prej motit të keq me reshje shiu e dëbore.

Deri tani nuk raportohen shqiptarë të lënduar.

Të paktën 1,500 njerëz raportohen deri tani në Turqinë juglindore dhe veriore, ndërsa numri i të vdekurve pritet të rritet, ndërsa në Siri numri i viktimave ka shkuar 810.

 Sa u takon të plagosurve, janë të paktën 7600 ndërsa në Siri janë mbi 1280.

Vdekjet në Turqi, u raportuan nga Kahramanmaraş, Gaziantep, Şanlıurfa, Dijarbakır, Adana, Adiyaman dhe Malatya. Në Siri vdekjet u raportuan në rajonet e Alepo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Tërmeti i fuqishëm është pasuar nga pasgoditje të fuqishme, gjithsej 78 të tilla, ndërkohë që 8 prej tyre nga 4.7 deri në 5.6 ballë. Gjithashtu duhet theksuar se rajoni i tërmetit po përballet gjithashtu me kushte të rënda atmosferike. Janë të paktën dhjetë provinca turke të prekura nga tërmeti. Zonat më të prekura ishin Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Malatya dhe Adana.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shkruan se do ta kalojnë këtë fatkeqësi së bashku.

Ne do ta kalojmë këtë fatkeqësi së bashku. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme”, tha ai.

 

Shifrat janë të vështira për t’u marrë për palën siriane, për shkak të kontrollit të ndarë politik midis regjimit të Bashar al-Assad dhe rebelëve antiqeveritarë. Megjithatë, agjencia e lajmeve AFP ka vlerësuar se 783 njerëz kanë vdekur në vend, me 2,280 të plagosur.

Shumë vende të BE-së janë solidarizuar me këtë fatkeqësi dhe kanë nisur ekipet e tyre të shpëtimit.

Gjithashu ndihma ka ofruar edhe Rusia dhe ShBA, ku presidenti Biden, njoftoi se kishte nisur një prej ekipeve të tij drejt Turqisë.

Ndërkohë agjencitë e lajmeve turke, kanë shpërndarë here pas here, video prekëse nga momentet e ekipeve të shpëtimit, ku  në njërën prej tyre shihet teksa zjarrëfikësit janë duke nxjerrë një fëmijë nga rrënojat, ku dëgjohet zëri i një prej tyre teksa i thotë:“Do të të blej një çokollatë sapo të nxjerr prej këtej”.

 

 

Në një video tjeter një gazetar që ishte duke raportuar live, merr në krahë një vogëlushe për ta qetësuar.

Mos ki frikë”, dëgjohet t’i thotë vajzës së vogël gazetari duke shtuar; “kaloi më shiko mua, tani je mirë”- i thotë vogëlushes, duke treguar se humanizmi është shumë herë më i rëndësishëm në raste te tilla.

Ndërsa një vajzë 5 vjeçare u nxorrnga rrënojat 7 orë pas tërmetit si rezultat i punës së ekipeve.

Ekipet u përpoqën të ruanin qetësinë duke biseduar vazhdimisht me vajzën 5-vjeçare. Vogëlushja u dërgoi edhe një mesazh ‘Jam mirë’ ekipeve nga nën rrënoja.

Ajshe e vogël u nxorr dhe u bashkua me familjen e saj duke e dërguar në spital.