Familjarët e një 67-vjeçari në Delvinë kanë denoncuar humbjen e tij që prej ditës së djeshme. Bëhet fjalë për Seit Myrton, i cili jetonte prej vitesh i vetëm.
Kohët e fundit ai ka qenë i sëmurë e te afërmit kujdeseshin për të duke e ndihmuar me ushqime e nevoja të tjera, shkruan Shqiptarja.
Ata i bëjnë thirrje kujtdo që mund ta ketë parë familjarin e tyre të kontaktojnë në numrin e telefonit 0697571779.