Një rast tronditës është zbuluar në Mamurras, ku është gjetur trupi i groposur i një 24 vjeçari.
Trupi është gjetur i groposur para dy ditësh nga banorët e zonës, ndërsa vetëm sot kanë dalë përgjigjet e ADN-së, të cilat kanë vërtetuar që trupi i përket një 24-vjeçari me emrin Glevis Lleshi.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.