Pas kërcënimit me bombë, udhëtarët dhe personeli në Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë evakuuar, sipas REL.
Kështu njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë… Ekipet emergjente janë involvuar në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, tha ajo.
“Adem Jashari” pas kërcënimit të rremë me bombë
Në fund të dhjetorit të vitit 2022, në Aeroportin e Prishtinës pati një kërcënim me bombë, i cili rezultoi i rremë.