Vendosni fjalën kyçe....

Shkëputet ashensori në Tiranë, plagosen burrë e grua që ndodheshin brenda


Foto ilustruese

Një ashensor është shkëputur nga kati i pestë në katin zero duke lënë të lënduar një burrë e grua që ndodheshin brenda në të.

Aksidenti ka ndodhur në Unazën e Re. Të plagosur kanë mbetur shtetasit . K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe.

Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).

Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.

Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.