Kryeministri Rama ka njoftuar se një mision shpëtimi do niset sot për në Turqi për të ndihmuar në opeacionet e kërkim-shpëtimit në vendin e goditur nga tërmeti i fuqishëm me mangitudë 7.9.
Ai shkruan se është i pikëlluar nga lajmi i mëngjesit teksa ngushëllon familjarët e qytetarëve që humbën jetën.
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi.” – shkruan Rama.
Deri tani tërmeti që goditi juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë ka shkaktuar mbi 500 viktima, mijëra të lënduar e dëme të pallogaritshme materiale.