Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 7.8 godet Turqinë orët e para të mëngjesit, 284 viktima, qindra të plagosur (Video)


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë qendrore në orët e para të mëngjesit të së hënës, pasuar nga disa pasgoditje të fuqishme që u ndjenë në të gjithë rajonin.

Lëkundjet kanë shkaktuar 284 viktima deri tani sipas autoriteteve si dhe shkatërrim të gjerë, duke rrëzuar ndërtesa të shumta banimi, sipas pamjeve shqetësuese të kapura nga të mbijetuarit.

Goditja më e fuqishme, e matur në 7.8 nga USGS dhe 7.4 nga Autoriteti Turk i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, ndodhi rreth orës 4:17 të mëngjesit me orën lokale dhe ishte përqendruar 33 km në verilindje të Gaziantepit, një kryeqytet i madh provincial me një popullsi prej mbi 2 milionë banorësh, shkruan Anadolu Agency.

Përveç 76 viktimave, shumë të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre të shembura.

Deri në orën 6:30 të mëngjesit, qendra e reagimit ndaj krizave të Turqisë, SAKOM, konfirmoi se të paktën 284 persona u vranë dhe 2300 të tjerë u plagosën në provincat Kahramanmaras, Gaziantep, Sanliurfa, Diyarbakir, Adana, Adiyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis.

 

Të paktën 34 ndërtesa u shkatërruan dhe pesë njerëz u vranë vetëm në provincën Osmaniye, sipas guvernatorit, me më shumë viktima që priten ndërsa shpëtimtarët punojnë për të gjetur të mbijetuarit.

Autoritetet turke shpallën nivelin më të lartë të emergjencës, me të gjitha shërbimet e kërkim-shpëtimit që u mobilizuan për të ndihmuar provincat e prekura, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Përtej kufirit në Siri, disa ndërtesa banimi thuhet se janë shembur në Alepo, si dhe në qytetin e Hama, sipas mediave lokale. Tërmeti ishte aq i fuqishëm sa lëkundjet u ndjenë në të gjithë rajonin, deri në Izrael, Liban dhe Qipro.