Një video e një fëmije të mitur që shpëtohet nga rrënojat e një godine të shkatërruar në Siri nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin e Turqinë është bërë virale.
Fëmija i mitur nxirret nga poshtë rrënojava e merret menjëherë nga një punonjës i ekipeve të kërkim-shpëtimit.
Lëkundjet me mangitudë 7.9 goditën Turqinë juglindore e Sirinë veriore duke shkaktuar deri tani mbi 500 viktima, mijëra të lënduar e mijëra ndërtesa të shkatërruara.