Të tjera lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë në Turqinë juglindore e Sirinë veriore e veriperëndimore.
Sipas Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, lëkundjet me mangitudë 7.6 e kanë pasur epiqendrën në provincën Kahramanmaras.
Dy vendet u goditën nga lëkundje të fuqishme tërmeti me mangitudë 7.9 në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Deri tani bilanci i viktimave në dy vendet është mbi 1300 ndërsa mbi 5 mijë janë të plagosur. Nga tërmeti janë rrafshuar mijëra ndërtesa në dy Turqi e Siri.