Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi është lënë në arrest me burg.
Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte, ndërsa masa e sigurisë iu dha në gjykatë.
Më herët në ambientet e QSUT-së u paraqit dhe avokati i zonjës Klosi, Ilirjan Muho si dhe gjyqtari Arben Micko dhe prokurorja e çështjes, për procedurat e ndjekura në këto raste.
Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.