Vendosni fjalën kyçe....

Dita e dytë e aksionit për prishjen e banesave që preken nga ‘Unaza e Madhe’, banorët kërkojnë dëmshpërblimin


IKMT-ja ka nisur ditën e dytë të aksionit për shembjen e banesave në ish-Sheshin Shqiponja që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Banorët të cilët i kanë pasur shtëpitë me certifikatë pronësie u është kërkuar që t’i lirojnë ato brenda një jave.

Nuk dihet ende fati i banorëve të cilët nuk kanë pasur certifikatë pronësie për banesat.

Nga projekti preken qindra banesa ndërsa banorët e Laprakës, Bregut të Lumit e Paskuqanit që preken nga kjo gjë protestojnë prej disa muajsh duke kërkuar trajtim të drejtë e dëmshpërblim për pronat e tyre.