Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë gjatë natës banesa në Çorovodë, ndërron  jetë nga asfiksia 66-vjeçari


Foto ilustruese

Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë nga asfiksia në Çorovodë pasi banesa në të cilën jetonte u përfshi nga flakët gjatë natës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Çlirimi’ ndërsa viktimë ka mbetur I.Sh.

Njoftimi

“Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”