Vendosni fjalën kyçe....

Në kërkim për aferën e inceneratorëve, nisin procedurat për ekstradimin e Stela Gugalljas nga Austria


Stela Gugallja, në kërkim për aferën e inceneratorëve, është identifikuar në Austri.

SPAK bën me dije se është në proces ekstradimi, raporton Report TV.

‘Jemi në proces për të ekstraduar Stela Gugalljan, kemi dërguar kërkesën në Austri!’- njofton SPAK.

Ndërkohë që avokati i znj. Gugallja, Klodjan Skënderi, ka thënë ekskluzivisht për Report Tv se klientja e tij është njoftuar nga Gjykata por nuk është ndaluar apo të ketë ndonjë masë sigurie për të. Sipas tij procedurar e ekstradimit vijon shqyrtimin në gjykatë’ “Ne kemi kundërshtuar ekstradimin”, tha ai. 

 Ajo ishte shpallur në kërkim nga SPAK për këtë aferë, së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.