Vendosni fjalën kyçe....

Numri i viktimave të tëmetit vazhdon të rritet, kalon 7200 humbje jetësh


Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim për të mbijetuarit nën rrënojat e ndërtesave në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore pas dy tërmeteve të mëdha të hënën.

Më shumë se 7200 njerëz kanë humbur jetën deri tani, por ka paralajmërime se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet, sipas BBC.

Një punonjës shpëtimi tha se ai duhet të “përqendrohet te të gjallët” ndërsa përpjekjet për të gjetur të mbijetuarit vështirësohen në një natë të dytë të ftohtë.

Familjarët e viktimave që jetonin në ndërtesat e shembura janë bashkuar me përpjekjet e furishme të shpëtimit në një nga qytetet turke të goditura më keq, duke përdorur kazma.

Disa familje të shqetësuara kanë thënë se shërbimeve të shpëtimit iu desh shumë kohë për t’u përgjigjur në disa zona

Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 goditi afër Gaziantepit në orët e para të së hënës, i ndjekur nga një lëkundje me magnitudë 7.5 orë më vonë