Vendosni fjalën kyçe....

40 viktima nga përmbytjet e rrëshqitjet e dheut në Peru


Të paktën 40 persona kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në shtetin e Amerikës së Jugut, Peru, sipas Qendrës Kombëtare të Operacioneve të Emergjencave (COEN).

Viktimat ndodhën kryesisht në rajonet e Arequipa, Secocha dhe Camana. Një numër i përgjithshëm prej 5,495 shtëpish, 538 kilometra (334 milje) rrugë dhe 34 ura u dëmtuan nga rrëshqitjet e dheut, sipas raporteve.

Mijëra njerëz mbetën të pastrehë si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Ndërkohë, gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në rajonin e Arequipa-s, ku dëmet kanë qenë më të rëndat. Autoritetet njoftuan se vazhdojnë përpjekjet për të ofruar ndihma për të prekurit nga shkatërrimi.