Është prangosur autori i aksidentit fatal të ditës së djeshme në Tiranë.
Në pranga ka rënë 23-vjeçari Marjol Aliko, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme rreth orës 16:00 në bulevardin ‘Zhan D’Ark’ përplasi 75-vjeçaren D.K. e cila ndërroi jetë në spital.
Sipas policisë, pas testimit, i riu ka rezultuar se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Njoftimi
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Marjol Aliko, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital. Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Marjol Aliko, ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.”