Vendosni fjalën kyçe....

Dëmtohet skiatorja Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë, humbet Botërorin


 

Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi e cila para pak kohësh na bëri krenarë dukengritur lart flamurin tone, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë, duke humbur kështu Botërorin e Skive 2023 që po mbahet në Maribel dhe Courchevel të Francës.

16-vjeçarja u dëmtua në stërvitje dhe për shumë muaj do jetë jashtë garave.

 Këtë njoftim e ka lëshuar Federata Shqiptare e Skive.

Lara sot do merrte pjesë në garën e Super Gjigandit, pikërisht në disiplinën që u shpall kampione e Botës për të reja. Shqipëria do të vijojë garat me 5 skiatorë te tjerë, nga të cilët 3 meshkuj e 2 femra.

Colturi vinte në Botërorin e Francës pas pesë medaljesh nga Kampionati Botëror në Sant’Anton në Austri, atje ku u shpall kampione e Botës për të rejat në Sllalomin Supergjigant dhe medaliste e bronztë po për të reja në të njëjtën disiplinë, apo teksa fitoi titullin e Kampiones së Botës për 18-vjeçaret në Daunhill dhe Supergjigant dhe njëkohësisht medaliste e bronztë.