Vendosni fjalën kyçe....

Video/ “Allisonit i detyrohemi shumë” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha ka pohuar setë gjithë i detyrohen shumë Alison Guerrero-s, ish e dashura e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, i cili po hetohet në SHBA.

Në një takim me gratë demokrate, Berisha tha se ‘Guerrero-s i detyrohemi shumë, i detyrohen të gjithë’ pas intervistës së dhënë prej saj në Euronews Albania.

“Për fat të keq i detyrohemi shumë. Alisonit i detyrohen të gjithë. Duhet ta pranojmë, kjo është e vërteta. Dhe jo rastësisht ajo dha një intervistë në një televizion shqiptar. Sepse kishte ndjerë, kishte perceptuar se afera shqiptare ishte nga aferat më të shpifura dhe ashtu është.” – tha Berisha.

Pak ditë më parë, Alison Guerrero, u shfaq në një intervistë në Euronews Albania.

Ditën e djeshme Evi Kokalari postoi disa shënime të Guerrero-s në Twitter ku kjo e fundit pohonte se e kishte dhënë intervistën për median shqiptare pasi ato paguajnë, ndryshe nga ato në SHBA.

Guerrero shkruante gjithashtu se asaj i nevojiten të holla për të paguar faturat dhe trajtimet mjekësore.