“Një votë për Erion Veliajn e inceneratorëve është votë dëm për një njeri që e pret qelia”
Kështu shkruan Monika Kryemadhi në postimin e saj në Facebok.
Kryemadhi shkruan se Veliaj është strukur në zyrën e tij duke lëshuar vrer ndaj atyre që bëjnë transparencën e abuzimeve të tij.
Më tej Kryemadhi fton kryetarin e Bashkisë së Tiranës të shkojnë në landfillin e Sharrës për ti treguar se çfarë shërbimi mizerabël paguan ai për 29 euro toni.
“Ngaqë e pret qelia, ndaj dhe është strukur në zyrë dhe lëshon vrer televiziv me regji të komanduar ndaj atyre që bëjnë transparencë për abuzimet e tij. E ftoj kryemashtruesin e bashkisë të shkojmë bashkë në Sharrë e t’i tregoj nga afër çfarë shërbimi mizerabël paguan Ai me 29 Euro/Ton i cili dhe krenohet . Garanti i pagesës është Erion Veliaj, me firmën e tij, fatin e koncesionit gjatë procedurës koncesionare e ka ndryshuar i vetëm Ai! Epo, ne transparencën kemi në dorë bazuar në dokumente me firmë dhe vulë. T’i dalë për zot firmës punëmadhi i Tiranës, të mos flasë nga zyra e bunkerizuar por të bëjë transparencë.” shkruan Kryemadhi.
Kryemadhi e shoqëron postimin me dy foto, ku është përgjigjia e Veliajt ndaj Sekretarit të Përgjithsëm Të Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllakos, ku shprehet dakord për ndërtimin e landfillit.