Vendosni fjalën kyçe....

Luli dhe Fatmiri – Një krahasim që nxjerr zbuluar hipokrizinë e SPAK-ut


SPAK dërgoi sot për gjykim dosjen e  ish-ministrit Fatmir Mediu lidhur me çështjen ‘Gërdeci’.

Çështja në fjalë ka qenë e mbyllur me procedurë, ndërkohë që prokuroria ka përdorur standard të dyfishtë në punën e saj.

Standardi i dyfishtë ka të bëjë me dosjen ndaj Lulzim Bashës për rrugën Rrëshen-Kalimash në kohën që ai ishte ministër i Transporteve. Edhe Basha e mbylli me procedurën dosjen dhe ajo nuk u dërgua për gjykim.

Një tjetër dosje ‘e nxehtë’ për SPAK-un, prej  muajsh tashmë, është ajo e inceneratorëve, ku dyshohet se janë gllabëruar qindra milionë euro ditën për diell.

Ndërkohë që dëshmitarët për çështjen e inceneratorëve thërriten nga SPAK pasditeve, duke shmangur kamerat e mediat, në rastin e dëshmisë së Shkëlzen Berishës për ‘Gërdecin’, mediat njoftohen kohë më herët për ardhjen e tij për të dëshmuar, jo pasditeve si në rastin e inceneratorëve, por ditën me diell.

Këto janë vetëm dy raste të metodave hipokrite e me standard të dyfishtë të ndjekura nga SPAK, gjë që çon në një pyetje thelbësore.

Çfarë ndryshimi ka kjo strukturë nga prokuroria e dikurshme që dyshohej se ndikohej nga Berisha, përveç faktit që dje e përdorte Berisha për shantazh politik, ndërsa sot e përdorin faktorë te huaj?

SPAK është teorikisht një krijesë e re e reformës në drejtësi, që u kushton jo pak taksapaguesve shqiptarë, por me veprimet e saj, është dekurajim i drejtësisë shoqërore e vijim i standardit kriminal të përdorimit të drejtësisë si instrument politik, asgjësim i çdo shprese për reformë profesionale. /Hashtag.al