Vendosni fjalën kyçe....

Numri i viktimave në Turqi dhe Siri është rritur në mbi 11,200


Presidenti Erdogan, ka njoftuar se numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës ka arritur në 8,754, kombinuar këto me 2,470 vdekjet të bëra të ditura në Siri, e çon numrin total zyrtar të vdekjeve në 11,224, sipas The Guardian.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sugjeruar se numri përfundimtar mund të rritet deri në 20,000. Një tërmet i përmasave të ngjashme në rajon në vitin 1999 vrau të paktën 17,000 njerëz.

Erdogan tha se kishte pasur probleme me rrugët dhe aeroportet, por se çdo gjë do të përmirësohej nga dita në ditë.

Ai tha gjithashtu se qytetarët duhet t’i kushtojnë vëmendje komunikimit nga autoritetet dhe të injorojnë “provokatorët”, pasi mijëra njerëz ankohen për mungesën e burimeve dhe reagimin e ngadaltë nga zyrtarët. Policia turke ka arrestuar disa persona për postimet e tyre në rrjetet sociale për tërmetin.