E gjithë sasia e lëndës së sekuestruar gjatë operacionit në fshatin Frakull të Fierit ka rezultuar kokainë.
Sipas gazetares Klodiana Lala përfundimi është arritur pas përfundimit të akteksperimit.
Bëhet fjalë për njësasi prej 485 kilogramësh kokainë e sekuestruar në disa thasë plehu gjatë operacionit të policisë në një banesë që dyshohet se përdorej si laborator kokaine.
Operacioni në Frakull të Fierit u kryer më 24 nëntor 2022 ku forca të shumta policie mësynë banesën ku u sekuestruan mbi 200 thasë me pleh, brenda të cilit dyshohet se kishte kokainë. gjatë operacionit u arrestuan 15 persona si dhe u sekuestruan armë zjarri apa leje.
Thasët me pleh brenda të cilëve doli drogë u gjetën në banesën e ish-kreut të Komunës Frakull, Viktor Çervanaku, ndërsa ngarkesa kishte ardhur nga Amerika Latine përmes portit të Tivarit në Mal të Zi.