Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Edi Rama po bën çmos të pengojë pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje, s’ka asnjë diskutim se do hyjmë


Sekretari Organizativ i selisë blu Klevis Balliu pohoi mbrëmjen e sotme se PD-ja do hyjë në zgjedhje me simbolet e veta dhe me kandidatët e dalë nga primaret.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, ai tha se kryeministri Rama po bën çmos të pengojë PD-në nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 14 majit duke përdorur gjykatat.

Balliu tha gjithashtu se PD-në nuk e cakton gjykata por vota dhe qytetarët.

“Nuk ka asnjë diskutim, do hyjë në zgjedhje me logon e vet me kandidatët e dalë nga Primerat. Edi Rama do bëjë çmos ta pengojë këtë gjë, se institucione këtu nuk ka, se u panë si ishin të zënë duke bërë pëlqime qeverisë. Rama po tenton që ne të mos futemi në zgjedhje. Bashkimi në PD vjen përmes aksionit dhe përmes votës. Edi Ramës do i varen në duar byzylykët që meriton. Opozita do jetë në shesh.” – tha Balliu.