Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: I gjithë grupi parlamentar i PD-së do jetë në protestë


Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi konfirmoi në emisionin “Opinion” pjesëmarrjen e tij në protestë por edhe të kolegëve të tij të grupit parlamentar pavarësisht ndasive brenda kampit blu.

Bardhi tha se e mbështet protestën si reagim qytetar.

“E kam bërë publike tashmë, që po, do të shkoj në protestë duke e mbështetur atë si një reagim qytetar ndaj një skandali që ka përfshirë kryeministrin dhe që ka tejkaluar zhvillimet brenda Shqipërisë.  Vendimi është marrë i konsultuar me të gjithë kolegët. Të gjithë koleget e grupit parlamentar do marrin pjesë në protestë.

Nuk kemi patur asnjë arsye për të qenë të ndarë në betejën që kemi me të vetmin kundërshtar politik që është Edi Rama. Kemi një betejë të brendshme, por kur bëhet fjalë për betejën me kundërshtarin politik, fokusi jonë do të jetë i përbashkët pavarësisht se si mendojmë mbi zhvillimet brenda Partisë Demokratike”-tha Bardhi.