Kreu i PD-së Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se një pjesë e gjyqit në SHBA për çështjen ‘McGonigal’ është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Gjatë një takimi me demokjatët në njësitë 6,7 e 16 të Tiranës, kryedemokrati tha se ish-zyrtari i FBI-së ka tradhtuar vendin e tij dhe është kontraktuar nga kryeministri Rama për të asgjësuar opozitën shqiptare.
“Ju e dëgjoni! çdo ditë shtypi amerikan, mediat e mëdha amerikane, po merrem me aferën Rama-McGonigal. Sot është zhvilluar një gjyq. Sot një pjesë e gjyqit u zhvillua me dyer të mbyllura, për pjesën e Deripaskës. Vetëm të besosh se rusët janë budallenj që mos ta kenë rekrutuar. Ai duhet thënë se ka tradhtuar vendin e tij në mënyrë të padiskutueshme. Ky karakter kontraktohet për të asgjësuar opozitën shqiptare. Kjo është një dramë, tragjike. Kjo tregon se çfarë spirali kaluam ne të pamerituar, në të gjithë pro amerikan. Edi Rama ia doli të përdorë një njeri si ai dhe cili është rezultati? Rezultati është ish-kryetari i PD i marrë peng. Ai sot që ka dalë ky skandal nuk thotë asnjë fjalë, nuk ndjen asnjë përgjegjësi para jush. Nuk ka sepse ka shitur lëkurën e tij. Çdo kryeministër do të fitojë, por jo duke shitur lëkurën.” – tha Berisha.