Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nxjerr videon: Më 11 shkurt në orën 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës


 

Kreu i PD-së Berisha ka postuar videomesazhin lidhur me protestën e thirrur nga opozita për në 11 janar. Ai shkruan se më 11 shkurt në oren 12:00 paradite Shqipëria do marshojë drejt Tiranës e do derdhet në rrugët e sheshet e saj.

“Me 11 shkurt në ora 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës! Tirana derdhet në rrugët dhe sheshet e saj!”, shkruan Berisha.

Protesta u njoftua pak ditë më parë pas nisjes së hetimeve në SHBA ndaj ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, i cili sipas opozitës është korruptuar nga kryeministri Rama për të asgjësuar opozitën, demokracinë e pluralizmin në Shqipëri.