Një 53-vjeçar ka rënë nga lartësia teksa punonte në një pallat në rrugën “Konferenca e Pezës” në Tiranë.
Shtetasi K.D ka ndërruar jetë nga plagët e shkaktuara nga rrëzimi ndërsa policia thotë se rënia dyshohet se ka qenë aksidentale.
“Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.