Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari amerikan i Gërdecit: Alison Guerrero po jeton në shtëpinë e mikut të Trump-it, s’e di pse kërkon ta shkatërrojë McGonigal


Gazetari amerikan Guy Lawson, ka deklaruar në një intervistë të dhënë për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin ‘Shqip’ se Alison Guerrero, po sillet çuditshëm ndërsa theksoi ajo po jeton në shtëpinë e ish-avokatit të ish-presidentit Donalt Trump, Rudy Giuliani.

Gazetari hulumtues që ka trajtuar edhe dosjen e ‘Gërdecit’, tha gjithashtu se Alison Guerrero i ka telefoncuar bashkëshortes së Charles McGonigal ndërsa është gjithë kohës shumë e zemëruar.

“Ajo duket një figurë mjaft e pazakontë në vetvete. Më duket se ajo po jeton në shtëpinë e Rudy Giuliani, që ndoshta nuk është vendi më i mirë në botë ku mund të varësh shpresat, sepse zoti Giuliani tani po jeton në botën e tij të fantazisë, i është mbyllur zyra e avokatisë, reputacioni i tij është rrënuar. Nuk e di pse kjo grua dëshiron ta shkatërrojë McGonigal, por mesa është bërë e ditur, ajo i ka telefonuar gruas së tij gjithë kohës dhe ishte shumë e zemëruar që ai e kishte ndarë. Por kështu dalin këto gjëra, apo jo. Ka gjithmonë një pjesë njerëzore të çdo historie.” – tha Lawson, shkruan Tema.

Giuliani ka qenë kryeashkiaku i Nju Jorkut nga viti 1994 deri në vitin 2001 ndërsa vitet e fundit ka qenë ndër personat e afërt të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Ai ishte personi që u kontaktua nga pronari i një servisi elektronik në SHBA, lidhur me një laptop që i përkiste djalit të presidentit amerikan Joe Biden,Hunter.

Po kështu Giuliani njihet si avokat i Donald Trump-it gjatë hetimeve ndaj tij prej Kongresit lidhur me ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale 2016.

Vetë Donald Trump reagoi pas ndalimit të ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal duke thënë se ‘ky djali mu vu pas me atë historinë e Rusisë. Tani le të digjet në ferr’.