Vendosni fjalën kyçe....

“Gjykata e Strasburgut do marrë në gjykim çështjen e Teatrit Kombëtar” – Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit jep lajmin


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar përmes një shënimi në Facebook se Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën për të shtyrtuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas njoftimit të aleancës thuhet se gjykata ka pranuar kërkesën e saj e ka kaluar për gjykim çështjen e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Të dashur Qendrestarë, miq dhe mbështetës të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ndryshe nga Gjykata jonë Kushtetuese e cila nuk pati kurajon të mbroje vendimin e saj dhe të ngrihet në lartësinë e detyrës, Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ka kaluar për gjykim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit të  Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Teatrin Kombëtar. Ky vendim shënon kulmin e betejës tonë ligjore lidhur me Teatrin Kombëtar. Jemi më të motivuar se kurrë për ta çuar deri në fund kauzën tonë, teatri aty dhe ashtu siç ishte.” – thuhet në postimin e Aleancës.