Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 19 mijë viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri


Më shumë se 19,300 njerëz kanë vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmeteve të së hënës.

Duke dhënë një numër të përditësuar të vdekjeve të enjten, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se 16,170 njerëz kanë vdekur vetëm në vendin e tij.

Në Siri janë raportuar 3162 vdekje.

Në Turqi, gjithsej 28.044 njerëz u evakuuan nga rajonet e goditura nga tërmeti, tha AFAD në një deklaratë, duke përfshirë 23.437 persona që janë evakuuar me transport ajror.