Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha mbrëmjen e sotme se afera e inceneratorëve është shumë e madhe dhe personat e ndaluar janë shumë pak krahasuar me ata që janë të përfshirë.
Meta shtoi se afera në fjalë ka piramidën dhe zinxhirin e komandimit, në krye të të cilit është kryeministri Rama.
Meta tha se Rama e Veliaj janë lënë jashtë hetimit ndërsa theksoi se është dokumentuar dhe po vërtetohet përditë se në krye të çetës së hajdutëve është Rama.
“Kjo është një aferë shumë e madhe. Janë ndaluar shumë pak në krahasim me ata që janë përfshirë. Afera ka dhe piramidën e vet, për zinxhirin e komandimit, ku në krye është kryeministri. Kjo aferë s’mund të bëjë kurrë pa ato 17 mendime që ka dhënë kryeministri dhe disa ministra. Edi Rama është i pari që është lënë jashtë hetimi. Edhe Veliaj bashkë me të, por i pari është kryeministri. E kemi dokumentuar dhe po e vërtetojmë përditë se komandanti i çetës që po vjedh shqiptarët është kryeministri.” – tha Meta.