Chatbot Bard i Google bëri një gabim në një video demo të publikuar disa ditë përpara një ngjarjeje të profilit të lartë në Paris.
Ndërsa roboti i Inteligjencës Artificiale është ende në testim, ai po reklamohet si një konkurrent i ChatGPT i mbështetur nga Microsoft, një mjet jashtëzakonisht popullor.
Në një video reklamuese të publikuar nga Google të hënën, një përdorues e pyet Bardin ‘për çfarë zbulimesh të reja nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST) mund t’i tregoj 9-vjeçarit tim?’. Inteligjenca artificiale kthen një numër përgjigjesh, duke përfshirë një që thotë se teleskopi ‘krijoi fotografitë e para të një planeti jashtë sistemit tonë diellor’.
Siç theksoi astrofizikani Grant Tremblay në Twitter, kjo përgjigje ishte e gabuar. Pamja e parë i tillë është marrë nga Teleskopi i Observatorit Jugor Evropian (VLT) në vitin 2004, shkroi ai, duke deklaruar se megjithëse janë ‘tmerrësisht mbresëlënës’, chatbot-et e Inteligjencës Artificiale ‘gabojnë’.
Gabimi u vu re menjëherë përpara se Google të zbulonte Bard në një ngjarje në Paris të mërkurën në mëngjes, me vlerën e kompanisë që ra me 8% ndërsa lajmet për gabimin u përhapën.
Inteligjencat artificiale si Bard nuk japin rezultate të sakta për çdo pyetje. Teksa hapin mbi triliona faqe fjalësh dhe figurash të krijuara nga njerëzit, ata parashikojnë përgjigjet më të mundshme për një pyetje ose kërkesë.
Microsoft e vuri në dukje këtë kur njoftoi të martën se motori i tij i kërkimit Bing do vinte me ChatGPT të integruar, i zhvilluar në platformën OpenAI të financuar nga Microsoft.
“Bing mundësohet nga Inteligjenca Artificiale, kështu që surprizat dhe gabimet janë të mundshme”, thuhet në një deklaratë nga kompania.
Zhvillimi i inteligjencës artificiale biseduese është rrënuar gjithashtu me akuza për paragjykime politike midis programuesve.
Fansat e teknologjisë së fundmi e kuptuan se ChatGPT do refuzonte të thoshtediçka pozitive për lëndët djegëse fosile, apo edhe për ish-presidentin e SHBA Donald Trump, ndërkohë që do lartësonte virtytet e një diete pa mish dhe do shkruante poezi për të nderuar pasardhësin demokrat të Trump, Joe Biden.
Kur u paraqit me një skenar hipotetik në të cilin kërkohej të shqiptohej një sharje racore për të çarmatosur një bombë bërthamore, ‘AI’ deklaroi se do dënonte miliona njerëz në asgjësimin bërthamor përpara se të përdorte ‘gjuhën raciste’.
Bard ka të ngjarë të pengohet nga kufizime të politizuara të ngjashme, pasi shefi i Google Sundar Pichai deklaroi të hënën se do ndiqte parimet ‘përgjegjëse’ lidhur me ‘AI’-n e kompanisë.
Këto rregulla thonë se produktet AI të Google ‘do shmangin ndikimet e padrejta te njerëzit, veçanërisht ato që lidhen me racën, përkatësinë etnike, gjininë, kombësinë, të ardhurat, orientimin seksual, aftësinë dhe besimin politik ose fetar’.