Të paktën 14,014 njerëz kanë humbur jetën dhe 63,794 të tjerë u plagosën nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë jugore të hënën, tha të enjten agjencia e vendit për fatkeqësitë, AFAD.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaras, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.
Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, ndjenë lëkundje të forta që goditën Turqinë brenda 10 orësh.
Më shumë se 113,200 personel kërkimi dhe shpëtimi po punojnë aktualisht në terren, tha në një deklaratë Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Gjithsej 28,044 persona u evakuuan nga rajonet e goditura nga tërmeti, shtoi AFAD.
Të evakuuarit po vendosen në zonat e akomodimit dhe bujtinat e përcaktuara nga zyrat e guvernatorit provincial dhe AFAD, shtoi ai.
“Si rezultat i negociatave me Ministrinë e Jashtme turke, 5,709 personel që vinin nga vende të tjera për të dhënë ndihmë u dërguan në zonën e fatkeqësisë,” shtoi ai.